BALLKANI

Shkupi i bashkohet aksionit global “Një Orë e Planetit Tokë”

Ndriçimi u shkyç në orën 20:30 sipas kohës lokale për rreth një orë kur në errësirë njëkohësisht ishin mbi 178 vende dhe 7.000 qytete në botë

Admir Fazlagikj  | 26.03.2017 - Përdıtësım : 26.03.2017
Shkupi i bashkohet aksionit global “Një Orë e Planetit Tokë”

Shkup

SHKUP (АА) – Me shkyçjen e ndriçimit të disa lokacioneve në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup, Maqedonia për herë të tetë sivjet u përfshi në shënimin e aksionit të madh ekologjik botëror “Një Orë e Planetit Tokë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndriçimi u shkyç në orën 20:30 sipas kohës lokale për rreth një orë kur në errësirë njëkohësisht ishin mbi 178 vende dhe 7.000 qytete në botë.

Në qendër të qytetit, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, në errësirë ishin Sheshi Maqedoni me përmendoret, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Muzeu i Betejës së Maqedonisë, Muzeu Arkeologjik, Ura “Syri” dhe Ura e Artit, si dhe disa objekte me rëndësi nga rajoni i qytetit.

Po ashtu, përveç Shkupit, në këtë aksion global u përfshi edhe qyteti i Ohrit, ku pa ndriçim prej një orë mbetën Kisha Jovan Kaneo dhe Fortifikata e Samuilit.

Organizatori i kësaj ngjarje në Maqedoni njoftoi se këtë vit për shkak të situatës aktuale në shtet është vendosur që intensiteti i aksionit të ulet, konkretisht të shkyçen vetëm disa lokacione të caktuara në Shkup dhe Ohër.

Me shkyçjen simbolike të ndriçimit në kohëzgjatje prej një orë, miliona njerëz në mbarë botën do të përcjellin mesazhin për shpëtimin e Planetit Tokë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın