BALLKANI

"Shkëmbimi i informacionit i rëndësishëm në parandalimin e kontrabandës me emigrantë"

Spasovski tha se ka një numër të madh të instrumenteve ligjore bilaterale dhe ndërkombëtare me të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor angazhohen për bashkëpunim

Admir Fazlagikj  | 27.10.2017 - Përdıtësım : 27.10.2017
"Shkëmbimi i informacionit i rëndësishëm në parandalimin e kontrabandës me emigrantë"

Shkup

SHKUP (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, në adresimin e tij në forumin ministror të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Sofje, deklaroi se shkëmbimi i shpejtë i informacionit ka rëndësi të madhe që shërbimet të jenë efektive në zbulimin e grupeve të organizuara për kontrabandim të emigrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të lëshuar nga MPB, Spasovski ka theksuar se ka një numër të madh të instrumenteve ligjore bilaterale dhe ndërkombëtare me të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor angazhohen për bashkëpunim.

“Bashkëpunimi ynë është i rregulluar ligjërisht. Ajo që me të vërtetë duhet të bëjmë është të përqendrojmë entuziazmin tonë në bashkëpunimin policor në baza ditore, e jo vetëm në nivel rajonal, por edhe me vendet e destinacioneve përfundimtare të emigrantëve”, ka thënë Spasovski.

Shefi i policisë maqedonase ka shtuar se kriminelët vazhdimisht ndryshojnë mënyrën e veprimit të tyre dhe se format e reja të kontrabandimit nuk përfshijnë vetëm kontrabandimin e emigrantëve.

“Ne, si shërbime policore, duhet të përshtatemi në modus operandi-n e ri të kriminelëve. Është e nevojshme për të ristrukturuar dhe të jemi më të suksesshëm në zbulimin e grupeve të organizuara kriminale, të cilët sipas informacioneve të fundit përveç kontrabandës së emigrantëve, kontrabandojnë edhe drogë dhe armë”, ka deklaruar Spasovski.

Në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt sot në Sofje, morën pjesë ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të Estonisë, Bullgarisë dhe Austrisë, të cilët e përfaqësojnë treshen e kryesimit me Këshillin e BE-së, së bashku me Komisionin Evropian, të përfaqësuar nga komisari evropian për drejtësi, konsumatorë dhe barazi gjinore, si dhe komisari evropian për emigrim, punë të brendshme dhe shtetësi me kolegët e tyre nga gjashtë partnerë nga Ballkani Perëndimor.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se ministrat theksuan rëndësinë kryesore të sundimit të të drejtës, drejtësinë dhe të drejtat fundamentale në lidhje me rajonin e BE-së dhe bashkëpunimin praktik në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. 

Nga atje theksuan se pjesëmarrësit janë fokusuar në temat reforma dhe bashkëpunim gjyqësor, emigrimi dhe menaxhimi i kufijve, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmi si dhe lufta e trafikut të paligjshëm me armë zjarri.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın