BALLKANI

Shqipëri, qindra të dënuar përfitojnë nga amnistia

Në të gjithë vendin është zbatuar amnistia për disa kategori të burgosurish, ku përfitojnë 731 të dënuar

Fatjon Cuka  | 14.01.2017 - Përdıtësım : 15.01.2017
Shqipëri, qindra të dënuar përfitojnë nga amnistia

Tiranë

TIRANË (AA) - Pas miratimit të ligjit për "amnistinë" vitin e kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë, sot janë liruar nga burgjet e vendit qindra të dënuar, raporton Anadolu Agemcy (AA).

Në të gjithë vendin është zbatuar amnistia e cila ka hyrë në fuqi sot, për disa kategori të burgosurish, ku përfitojnë 731 të dënuar.

Sipas ligjit të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vite burg.

Janë amnistuar edhe gratë e dënuara, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë në moshën 55-vjeçare ose mbi këtë moshë, si dhe kategori të tjera. Ndërsa janë përjashtuar të dënuarit për vepra të rënda penale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın