BALLKANI

Stoltenberg vizitë në Maqedoni, takime me kreun më të lartë shtetëror

Siç informuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Stoltenberg sonte do të arrijë në Shkup ndërsa nesër do të ketë takime me kreun më të lartë shtetëror si dhe do të adresohet para deputetëve të Kuvendit

Admir Fazlagikj  | 17.01.2018 - Përdıtësım : 17.01.2018
Stoltenberg vizitë në Maqedoni, takime me kreun më të lartë shtetëror

Shkup

SHKUP (АА) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç informuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Stoltenberg sonte do të arrijë në Shkup, ndërsa nesër do të ketë takime me kreun më të lartë shtetëror si dhe do të adresohet para deputetëve të Kuvendit.

Sipas asaj që paralajmërohet, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska, me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti si dhe me liderin e partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micovski.

Në kuadër të vizitës, siç informuan nga Qeveria, parashihet konferenca e përbashkët për media e Stoltenberg-ut dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Nga Qeveria brifojnë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në vend vjen me ftesë të kryeministrit Zaev, duke rikujtuar se dy zyrtarët patën takim në qershor të vitit të kaluar në Bruksel.

Me vizitën e kreut të NATO-s në Maqedoni, theksojnë nga Qeveria, dërgohen sinjale kyçe mes të cilave se NATO është e interesuar për Ballkanin dhe se Republika e Maqedonisë është e interesit strategjik për NATO-n dhe Ballkanin.

Pritet që të riafirmohet mbështetja e NATO-s për Maqedoninë lidhur me reformat dhe përpjekjet qeveritare në rrugën drejt integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

Kjo do të jetë vizita e parë e Stoltenberg-ut në Maqedoni, që ndodh në përiudhën e zbatimit intesiv të reformave, negociatave të ripërtërira për emrin me Greqinë si dhe në periudhën e pritjeve të zmadhuara që Maqedonia të fitojë mundësinë për t’u integruar në NATO.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pas pothuajse katër vitesh vjen për vizitë në Maqedoni. Për herë të fundit një Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ishte për vizitë në Maqedoni në maj të vitit 2014. Atëherë Andres fog Rasmusen arriti për vizitë lamtumirëse, gjatë përfundimit të mandatit të tij dhe u takua me kreun më të lartë shtetëror në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın