BALLKANI

Sulm ndaj zyrës së Turkish Airlines në Athinë

Një grup i cili ka tentuar të hyjë në zyrë ka dëmtuar derën prej xhami në hyrje, por nuk ka mundur të hyjë brenda

Furkan Naci Top  | 13.09.2017 - Përdıtësım : 13.09.2017
Sulm ndaj zyrës së Turkish Airlines në Athinë

Athinë

ATHINË (AA) - Një sulm ka ndodhur ndaj zyrës së Turkish Airlines (THY) në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një grup i cili ka tentuar të hyjë në zyrë ka dëmtuar derën prej xhami në hyrje, por nuk ka mundur të hyjë brenda. 

Gjithashtu bëhet e ditur që në zyrë nuk ka patur njeri për shkak se sulmi është kryer përpara orarit të punës, dhe se ky sulm ka shkaktuar dëme materiale. 

Ndërsa njoftohet se policia greke vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.

Mësohet se ngjarjen e ka marrë përsipër grupi anarkist Ruvikonas i cili më parë ka kryer sulm me bojë ndaj ambasadës turke në Athinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın