BALLKANI

Thaçi: Jeta më e mirë ndërtohet duke u pajtuar për bashkëjetesë

"Jemi krenarë që kemi ndërtuar një shtet mbi parimet e barazisë dhe të drejtave të garantuara për të gjitha komunitetet”, u shpreh presidenti Thaçi

Sibel Vezaj  | 21.12.2017 - Përdıtësım : 21.12.2017
Thaçi: Jeta më e mirë ndërtohet duke u pajtuar për bashkëjetesë Burimi: Presidenca

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast presidenti Thaçi ka thënë se e ka përcjellë me vëmendje punën e Këshillit Konsultativ dhe i ka përgëzuar ata për angazhimin në përmirësimin e kornizës ligjore në Kosovë, ku tash sipas tij, promovohen dhe mbrohen më mirë edhe të drejtat e komuniteteve.

Ai e ka përkrahur edhe kërkesën e Këshillit Konsultativ për Komunitete për shtimin e buxhetit. “Do të punojmë me institucionet relevante që vitin e ardhshëm të keni një buxhet që ju përgjigjet më mirë nevojave tuaja”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit ka shtuar se dialogu në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë është prioritet i tij.

“Më vjen mirë të konstatoj se gjatë këtij viti kemi arritur të promovojmë edhe më shumë dialogun në mes komuniteteve. Vlen ta përmendi këtu themelimin e Ekipit Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. Ky institucion do të promovojë dialogun në mes komuniteteve të Kosovës dhe do të angazhohet për mbylljen e kapitullit të luftës për të gjitha komunitetet. Jeta më e mirë ndërtohet duke u pajtuar për bashkëjetesë, për bashkëpunim, për partneritet në mes të gjithë neve”, ka thënë ai.

Duke rikujtuar se se vitin e ardhshëm do ta shënohet edhe dhjetëvjetori i shtetit të Kosovës, Thaçi ka shtuar se “Kjo festë do të jetë festë e të gjitha komuniteteve të Kosovës".

"Ju ftoj që të bëheni pjesë e përgatitjeve për shënimin e kësaj date të rëndësishme për Kosovën. Komunitetet janë pasuri e jona. Jemi krenarë që kemi ndërtuar një shtet mbi parimet e barazisë dhe të drejtave të garantuara për të gjitha komunitetet”, u shpreh presidenti Thaçi.
















Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın