BALLKANI

Tiranë, aktivitet për risitë e kodit doganor

Në këtë tryezë diskutimi u prezantuan risitë e kodit të ri doganor, që lidhen me deklarimin në doganë nga bizneset, procedurat e thjeshtuara dhe ndryshimet në regjimet doganore

Fatjon Cuka  | 31.05.2017 - Përdıtësım : 01.06.2017
Tiranë, aktivitet për risitë e kodit doganor ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Tryeza e diskutimit me temë “Mbi risitë e kodit të ri doganor dhe dispozitat zbatuese”, ka mbledhur së bashku ekspertë të doganave, drejtues të institucioneve të administratës doganore, përfaqësues të biznesit, për të diskutuar rreth dispozitave të reja doganore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë aktivitet u prezantuan risitë e kodit të ri doganor, që lidhen me deklarimin në doganë nga bizneset, procedurat e thjeshtuara dhe ndryshimet në regjimet doganore, informacioni i detyrueshëm tarifor, informacioni i detyrueshëm i origjinës, dispozitat për shkeljet, etj.

Mirela Meko, zv.drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, duke folur në aktivitet theksoi se administrata doganore ka planifikuar fushata sensibilizuese dhe informuese me biznesin për prezantimin e ndryshimeve të kodit doganor.

Ajo e ka konsideruar si të rëndësishëm bashkëpunimin me bizneset, sipas saj, kudo që kanë aktivitetin e tyre.

"Më 1 qershor hyn në fuqi pjesa e tretë e kodit doganor dhe paralelisht me të miratohen edhe dispozitat zbatuese. Kjo ka të bëjë me procedurat doganore të cilat janë hartuar në përputhje të plotë me direktivat e BE-së. Biznesi gjithmonë kërkon nga ne. Sa më shumë të informuar të jenë aq më pak ka penalitete", theksoi Meko.

Tryeza në fjalë u organizua nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Këshillin e Investimeve të Shqipërisë dhe Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim.

Ndër risitë në kodin doganor është përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me synim rritjen e efektivitetet të kontrollove doganore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın