BALLKANI

Tiranë, hetime për shtetasin izraelit rreth "pajisjes elektronike"

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas

Fatjon Cuka  | 25.03.2017 - Përdıtësım : 26.03.2017
Tiranë, hetime për shtetasin izraelit rreth "pajisjes elektronike"

Tiranë

TIRANË (AA) - Pas informacioneve për hyrjen e shtetasit izraelit, me inicialet F.Y, 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronike, sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka filluar veprimet verifikuese dhe procedurale në bashkëpunim me Njësinë e Prokurorisë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të policisë, ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas, ku edhe është marrë në pyetje.

Policia ka konfirmuar se është bërë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, për të përcaktuar se çfarë funksion kryen.

Mësohet se ai do të hetohet në gjendje të lirë.

"Misteret" rreth pajisjes janë shtuar për shkak se nuk dihet akoma zyrtarisht se çfarë funksioni kryen ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın