BALLKANI

Tiranë, konferencë rajonale për bashkëpunimin kundër kontrabandimit

Qëllimi i konferencës është krijimi i grupit rajonal të punës për bashkëpunimin me sektorin privat gjatë hetimeve kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan

Fatjon Cuka  | 04.10.2017 - Përdıtësım : 04.10.2017
Tiranë, konferencë rajonale për bashkëpunimin kundër kontrabandimit Burimi: Policia e Shqipërisë / Handout

Tiranë

TIRANË (AA) – Po mbahet në Shqipëri konferenca rajonale e organizuar nga Qendra e INTERPOL-it dhe e sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se qëllimi i konferencës është krijimi i grupit rajonal të punës për bashkëpunimin me sektorin privat gjatë hetimeve kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, gjatë punimeve të konferencës ka "shprehur vlerësimin e tij lidhur me faktin që INTERPOL-i organizon dhe zhvillon të tilla takime si një mundësi për oficerët e policive të vendeve të ndryshme, që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të bashkëpunojnë."

Kjo konferencë zhvillohet në Tiranë dhe përfundon më 6 tetor, ndërsa pjesëmarrësit janë anëtarë të rrjetit rajonal të quajtur ISON (Interpol Specialized Operational Network), kundër kontrabandimit të njerëzve, nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Gjermania, Kroacia, Serbia, Bullgaria dhe Greqia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın