Tiranë, protestuesit e opozitës qëndruan gjatë natës në çadër
Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e dytë, teksa disa qytetarë gjatë natës kanë qëndruar brenda çadrës së madhe të vendosur në bulevard
Tiranë
TIRANË (AA) - Disa nga protestuesit e opozitës kanë qëndruar gjatë natës brenda çadrës së vendosur para selisë së Këshillit të Ministrave, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e dytë, teksa disa qytetarë gjatë natës kanë qëndruar brenda çadrës së madhe të vendosur në bulevard.
Pjesë e protestuesve janë bërë edhe deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit.
Gjatë fjalimit që mbajti dje në protestë kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se janë mbledhur për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe sipas tij për ndarjen e politikës nga krimi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.