BALLKANI

Trendafilova: Gjyqësori nuk shkon me politikën

“Dhomat e Specializuara janë themeluar për të adresuar pretendimet apo veprimet kundër njerëzimit dhe po ashtu krimet e luftës duke siguruar gjykime të drejta, të sigurta, të pavarura dhe të paanshme", tha Trendafilova

Figen Shaban  | 23.11.2017 - Përdıtësım : 24.11.2017
Trendafilova: Gjyqësori nuk shkon me politikën Fotoreporter: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, së bashku me administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, takoi përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Gjatë takimit informues me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave në Kosovë, Trendafilova dhe administratorja Donlon prezantuan strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Trendafilova gjatë fjalimit të saj tha se ngjarja e sotme është e një rëndësie vitale për ta kuptuar më mirë mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara dhe një mundësi për të vendosur besueshmëri në proceset gjyqësore të dhomave, në mënyrë të paanshme dhe të pavarur pa ndonjë ndërhyrje. 

“Dhomat e Specializuara janë themeluar për të adresuar pretendimet apo veprimet kundër njerëzimit dhe po ashtu krimet e luftës duke siguruar gjykime të drejta, të sigurta, të pavarura dhe të paanshme. Mandati i Dhomave të Specializuara është që të ndiqen dhe të gjykohen rastet kundër individëve jo kundër organizatave apo etniciteteve. Dhomat e Specializuara bëjnë përpjekje për transparencë dhe neutralitet”, tha Trendafilova. 

Ajo tha se nga DHSK-ja kërkohet që të procedojë të gjitha çështjet në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë duke theksuar se aktualisht nuk ka ndonjë aktakuzë dhe se janë duke e pritur punën e prokurorëve. 

Trendafilova po ashtu nënvizoi se gjykatësit e DHSK-së kanë kompetenca të veçanta për të ndërrmarrë masa për përshpejtimin e procedimit të veprave penale kundër administrimit si frikësimi i dëshmitarëve, falsifikimi i dokumenteve, provat dhe dëshmitë e rreme. Ajo tha se personi i cili privohet nga liria në bazë të një urdhri nga prokuroritë e specializuara duhet të informohet për arsyet e paraburgimit dhe të nxirret para gjykatësve pa vonesë. 

“Ne dëshirojmë që t'u sigurojmë që Dhomat e Specializuara të shihen si aplikantë të pavarësisë dhe të paanshmërisë dhe se nuk do të ketë ndonjë ndërhyrje apo influencë politike duke siguruar interferencë ndaj axhendave politike. Gjyqësori nuk shkon me politikën. Nëse dikush mendon se kjo mund të arrihet, Gjykatësit Specialë të Kosovës nuk janë adresa e duhur. Ne do të jemi garanci për sigurinë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave sikurse për të drejtat fundamentale të të akuzuarve”, tha Trendafilova. 

Trendafilova njoftoi se është emëruar më 14 dhjetor 2016 si kryetare e DHSK-së ndërsa tha se në mars të këtij viti është mbajtur seanca e parë plenare, ku janë miratuar tre dokumente që është kodi i etikës themelore. 

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me bazë janë në Hagë, janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Dhomat përkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın