BALLKANI

"Ushtria e Kosovës do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s"

Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Sibel Vezaj  | 20.06.2017 - Përdıtësım : 20.06.2017
"Ushtria e Kosovës do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s" Burimi: Presidenca e Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministren sllovene të Mbrojtjes, Andreja Katiç, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës thuhet se gjatë këtij takimi Thaçi ka falënderuar ministren Katiç për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që "bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen". 

"Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën", ka thënë presidenti Thaçi, duke e njoftuar ministren Katič edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës. 

Nga ana e saj, ministrja sllovene Katiç, është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin në mes dy vendeve. 

Ndërkaq, presidenti Thaçi e ka njoftuar ministren Katiç edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, duke shprehur se "Ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın