BALLKANI

Veseli dhe Calavera konfirmojnë të ardhmen evropiane të Kosovës

Kryeparlamentari Veseli ka konfirmuar përkushtimin institucional dhe qytetar të Kosovës për të ecur sa më shpejt në rrugëtimin euro-integrues, si e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës

Sibel Vezaj  | 08.03.2017 - Përdıtësım : 09.03.2017
Veseli dhe Calavera konfirmojnë të ardhmen evropiane të Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Kuvendi thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin këtë proces.

Duke e falënderuar drejtoreshën Calavera për mbështetjen e deritashme të BE-së ndaj Kosovës, kryeparlamentari Veseli ka konfirmuar përkushtimin institucional dhe qytetar të Kosovës për të ecur sa më shpejt në rrugëtimin euro-integrues, si e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për sfidat dhe obligimet që ato kanë para vetes, duke theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të mos hezitojë në marrjen e vendimeve në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, sidomos kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë.

Kurse zyrtarja e lartë evropiane, Genoveva Ruiz Calavera, nga ana e saj, ka theksuar përkushtimin e BE-së për ta përkrahur Kosovën në aspiratën e saj euro-integruese, por edhe në fuqizimin e brendshëm institucional dhe demokratik të saj.

Ndryshe, në kuadër të vizitës së saj në Kosovë, Calavera dje u takua edhe me kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe me ministren e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, së cilës ia dorëzoi marrëveshjen e pakos së Programit të Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA) për vitin 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın