BALLKANI

Vokrri emërohet zv/kryetar i Komitetit të Futbollit të UEFA-s

Krerët e FFK-së, përkatësisht presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu emërohen në organet dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre do t'i fillojnë nga 1 korriku i vitit 2017

Sibel Vezaj  | 22.06.2017 - Përdıtësım : 23.06.2017
Vokrri emërohet zv/kryetar i Komitetit të Futbollit të UEFA-s

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, emërohet zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit të UEFA-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga FFK bëhet e ditur se pas pranimit në UEFA, krerët e FFK-së, përkatësisht presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu emërohen në organet dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre do t'i fillojnë nga 1 korriku i vitit 2017.

“Në letrën e UEFA-s është bërë e ditur se presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit, ndërsa sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s”, thuhet në njoftim nga FFK.

Ndryshe, Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA në maj të vitit të kaluar, nëpërmjet së cilës u bë pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin "Rusi 2018".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın