BALLKANI

Vuçiç dhe Lavrov prezantuan mozaikun e kupolës së Shën Savës

“Ngjarja e sotme simbolizon afërsinë shpirtërore dhe kulturore të popujve dhe shteteve tona kur kishat kalojnë nëpër fatkeqësi të ndryshme", tha Lavrov

Bojana Stojanovic  | 22.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Vuçiç dhe Lavrov prezantuan mozaikun e kupolës së Shën Savës Talha Öztürk/AA

Beograd

BEOGRAD (AA) – Dekorimi i mozaikut të kupolës qendrore të Tempullit Shën Sava, në të cilën kanë punuar 70 artistë të të dyja vendeve, tregon lidhjet shpirtërore dhe kulturore të Serbisë dhe Rusisë, konstatuan presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ngjarja e sotme simbolizon afërsinë shpirtërore dhe kulturore të popujve dhe shteteve tona kur kishat kalojnë nëpër fatkeqësi të ndryshme, por kishat tona do t'i kapërcejë këto kohëra me dinjitet”, tha Lavrov, i cili po qëndron në Serbi me rastin e 180 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuan dhe në veçanti presidentin rus Vladimir Putin, i cili i dha "vëmendje personale këtij projekti".

Presidenti serb gjithashtu falënderoi Putinin duke shtuar se detyra më e madhe e sotme për Serbinë është të përfundojë tempullin në paqe.

"Mbetet tek ne që ta përfundojmë këtë tempull paqeje, miqësie dhe dashurie dhe do ta përfundojmë atë për të provuar se kemi mësuar të gjitha mësimet dhe se kemi zgjedhur jetën, për të mundësuar që Tempulli, që është sot më i madhi në këtë pjesë të Evropës, të jetë më i bukuri dhe më i ndritshmi, të jetë qendra e lidhjeve tona, vëllazërisë dhe paqes me të gjithë dhe se në të do të ketë rezistencë ndaj të gjitha stuhive të miqësisë sonë me Rusinë", tha ai.

Vuçiç gjithashtu u drejtua në gjuhën ruse, duke vënë në dukje se "70 artistë rusë dhe serbë kanë hyrë në miliona copa të shkëlqyera në një mesazh unik të vëllazërisë, solidaritetit dhe unitetit".







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın