BALLKANI

Zaev: Të ndërtojmë shoqëri të përbashkët për të gjithë ne

"Ne do të punojmë në ndërtimin, jo shkatërrimin. Partnerët tanë janë Bashkimi Evropian dhe NATO dhe qëllimi ynë është t'i sigurojmë perspektivat euro-atlantike", tha Zaev

Admir Fazlagikj  | 27.05.2017 - Përdıtësım : 27.05.2017
Zaev: Të ndërtojmë shoqëri të përbashkët për të gjithë ne ( Admir Fazlagikj - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (АА) - Sot në Shkup mbahet Kongresi i 22-të i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në të cilin do të zgjidhet kryetari i partisë, zv/kryetari, anëtarët e këshillit qendror dhe mbikëqyrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij para të pranishmëve lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë Zoran Zaev tha se Maqedonisë i nevojitet shoqëri solidare, përgjegjësi, jetë më e mirë dhe dhënies fund ndarjeve.

Para delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm në kongresin e LSDM-së, Zaev theksoi se tani hapet mundësia për rindërtimin e shoqërisë dhe se do të luftojë kundër ndarjeve të ndryshme në shoqëri.

"Kemi mundësi për të ndërtuar një dhe shoqëri të vetme të përbashkët për të gjithë ne. Partia mori mbështetje nga qytetarët. Qytetarët vendosën në zgjedhje për të ndërtuar një partneritet me një parti të bazuar në parime, përgjegjësi, demokraci. Ashtu fituam prandaj ua kemi borxh qytetarëve. Do të punojmë me përkushtim dhe do të përpiqem për të arsyetuar besimin tuaj dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë në qeveri dhe në shoqëri", tha Zaev në hapjen e kongresit.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj kanë sfida të mëdha dhe se vetëm një shoqëri apolitike mund të sigurojë zhvillim të rëndësishëm ekonomik.

"Ne do të punojmë në ndërtimin, jo shkatërrimin. Këto janë përcaktimet tona strategjike: demokracia, transparenca, liria, prosperiteti, mundësi të barabarta. Partnerët tanë janë Bashkimi Evropian dhe NATO dhe qëllimi ynë është t'i sigurojmë perspektivat euro-atlantike", tha Zaev

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın