BALLKANI

Zjarr në një banesë në Durrës, 3 fëmijë të vdekur

"Brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë", thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Durrësit

Fatjon Cuka  | 20.09.2017 - Përdıtësım : 21.09.2017
Zjarr në një banesë në Durrës, 3 fëmijë të vdekur

Tiranë

TIRANË (AA) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës të Shqipërisë ku si pasojë e zjarrit në një banesë kanë humbur jetën 3 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga informacionet paraprake të Policisë së Durrësit mësohet se të miturit i përkasin familjes në shtëpinë private të së cilës ka rënë zjarri.

"Më datë 20.09.2017, në Rromanat, në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr. Brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë", thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Nga policia deklarojnë se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın