BALLKANI

Zvërlevski: Tërë procesi i ndjekjes së komunikimeve në Maqedoni duhet të rikonstruohet

"Pa mëdyshje se tërë procesi i ndjekjes së komunikimeve në Republikën e Maqedonisë pas stabilizimit të krizës politike duhet të rikonstruohet”, theksoi Zvërlevski

Senada İbraimova  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Zvërlevski: Tërë procesi i ndjekjes së komunikimeve në Maqedoni duhet të rikonstruohet ( Senada İbraimova - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (АА) – Në organizim të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë sot në Shkup u organizua konferencë ndërkombëtare me temë “Ndjekja e komunikimeve – korniza ligjore dhe përvojat, roli i prokurorit publik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurori publik i Maqedonisë, Marko Zvërlevski në fjalimin e tij tha se në kohën kur terrorizmi dhe kriminaliteti i organizuar i përdorin të gjitha inovacionet teknologjike në veprimtarinë e tyre, është i domosdoshëm bashkëpunimi i drejtpërdrejt dhe veprimi i përbashkët i shteteve nga rajoni dhe nga Ballkani.

“Pikërisht për këto arsye, Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë gjatë tre viteve të kaluara palodhshëm punon në bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa qëllimi ynë ishte para së gjithash, rindërtimi i marrëdhënieve mirë të vendosura nga më parë me të gjitha prokuroritë publike nga shtetet ballkanike, por edhe vendosjen e marrëdhënieve me prokuroritë publike të vendeve jashtë Ballkanit. Për këtë qëllim, gjatë vitit 2015, gjegjësisht vitit 2016 nënshkruam edhe dy marrëveshje të reja për bashkëpunim, edhe atë me Prokurorinë shtetërore publike të Republikës së Turqisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme Publike të Federatës Rusë”, tha Zvërlevski.

Ai shtoi se, përveç me këto shtete, Prokuroria Publike e Maqedonisë ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim edhe me prokuroritë shtetërore publike të Shqipërisë, Bullgarisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Sllovenisë. Sipas Zvërlevskit, ndjekja jolegale e komunikimeve në Republikën e Maqedonisë solli deri tek kriza e madhe shoqërore. Siç tha ai, kjo nuk është hera e parë që sistemet për ndjekje të komunikimeve të keqpërdoren në shtet.

“Ndonëse me ligjin për ndjekje të komunikimeve është paraparë që organet kompetente për ndjekje të komunikimeve janë prokurori publik, Ministria e Punëve të Brendhsme dhe Drejtoria për polici financiare, madje edhe Drejtoria doganore, faktikisht ndjekja e komunikimeve mbeti në duart e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sepse deri më sot, vetëm ata e posedojnë pajisjen e duhur. Këto janë vërejtjet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare. Për këto arsye, pa mëdyshje se tërë procesi i ndjekjes së komunikimeve në Republikën e Maqedonisë pas stabilizimit të krizës politike duhet të rikonstruohet”, theksoi Zvërlevski.

Sipas tij, qëllimi duhet të jetë vendosja e mekanizmave të veçantë kontrollues të përdorimit të mjeteve për ndjekjen e komunikimeve. Në Konferencë marrin pjesë prokurorët publik dhe zëvendësit e tyre nga Turqia, Shqipëria, Kosova, Rusia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe nga Bosnjë e Hercegovina. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın