Bota

“Populli suedez u bashkua kundër terrorizmit”

Ministrja suedeze e Infrastrukturës, Anna Johansson: "Nuk mund të fajësohen njerëzit dhe grupet e tjera duke e justifikuar këtë sulm."

Atila Altuntaş  | 14.04.2017 - Përdıtësım : 15.04.2017
“Populli suedez u bashkua kundër terrorizmit”

Stokholm

STOKHOLM (AA) – Ministrja e Infrastrukturës së Suedisë, Anna Johansson, lidhur me sulmin terrorist me kamion në kryeqytetin Stockholm tha se "Nuk mund të fajësohen njerëzit dhe grupet e tjera duke e justifikuar këtë sulm."

Në Suedi pas sulmit terrorist me kamion të realizuar javën e kaluar në Stockholm, qytetarët vazhdojnë të mbajnë zi për ata që humbën jetën në këtë sulm. Ministrja suedeze e Infrastrukturës, Anna Johansson në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) foli për sulmin terrorist.

Duke e vlerësuar se “ishte një sulm shokues dhe tmerrues”, ministrja suedeze tha se "Nuk mund të fajësohen njerëzit dhe grupet tjera duke e justifikuar këtë sulm. Sulmi lidhet me atë që e ka bërë dhe me fuqitë të cilat qëndrojnë pas tij. Për fat të keq, edhe brenda politikës, edhe brenda feve ka njerëz ekstremistë dhe fanatikë dhe këta mund ta sjellin punën deri në atë që të realizojnë sulme terroriste. Sa është e rëndësishme rritja e masave të sigurisë në kuadër të luftës me ta pa e shqetësuar popullin, po aq e rëndësishme është edhe mbajtja e gjerë e fushës së lirive, dhe mos cenimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut."

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.