Bota

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë

Në garë janë 11 kandidatë, ndërsa janë të regjistruar 45.67 milionë votues

Murat Ünlü  | 23.04.2017 - Përdıtësım : 24.04.2017
 Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë

Paris

PARIS (AA) - Ka filluar raundi i parë i votimeve për zgjedhjet presidenciale në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në garë janë 11 kandidatë, ndërsa janë të regjistruar 45.67 milionë votues. Ndërkohë procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, sipas kohës lokale.

Zgjedhjet në Francë zhvillohen në një kohë kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa votuesit do të shkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre në 69.245 qendra votimi. Për ruajtjen e sigurisë gjatë zgjedhjeve do të jenë në detyrë 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë. 

Ndërkohë procesi i votimit jashtë vendit është zhvilluar ditën e djeshme, ndërsa 1.3 milionë zgjedhës kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votimit.

Sipas anketave lideri lëvizjes "En Marche", Emmanuel Macron dhe radikalja e djathtë Marine Le Pen duket se kryesojnë garën.

Kompanitë e exit poll-ve do të vazhdojnë të japin rezultatet e tyre të mundshme menjëherë pas përfundimit të votimeve.

Ndërkohë përfundimet zyrtare pritet të deklarohen më 26 prill deri në orën 20:00, sipas orës lokale.

Nëse asnjë kandidat në këtë raund nuk arrin të marrë më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët që marrin më shumë vota shkojnë në raundin e dytë, i cili do të zhvillohet më 7 maj. Ndërsa fituesi do të marrë detyrën nga François Hollande më 14 maj. 







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.