Bota

27 vjetori i rënies së Murit të Berlinit

Muri i betonit me një gjatësi prej 156.4 kilometra u ndërtua në vitin 1961 me vendimin e Parlamentit të Gjermanisë Lindore me qëllim për të parandaluar largimin e banorëve nga Gjermania Lindore drejt Gjermanisë Perëndimore

Cüneyt Karadağ  | 08.11.2017 - Përdıtësım : 09.11.2017
27 vjetori i rënies së Murit të Berlinit Cüneyt Karadağ/AA

Berlin

BERLIN (AA) - Kanë kaluar 27 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, i cili është përshkruar si "Muri i Turpit" duke ndarë Berlinin në Gjermani në dy pjesë në lindje dhe perëndim pas Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor të vitit 1989 i cili është një pikë kthese për Gjermaninë dhe Evropën iu dha fund regjimit të Republikës Demokratike të Gjermanisë dhe u eliminua blloku socialist në Evropë.

Muri i betonit me një gjatësi prej 156.4 kilometra u ndërtua në vitin 1961 me vendimin e Parlamentit të Gjermanisë Lindore (Republika Demokratike e Gjermanisë) me qëllim për të parandaluar largimin e banorëve nga Gjermania Lindore drejt Gjermanisë Perëndimore dhe për vite me radhë ka qenë simboli i luftës së ftohtë.

Gjatë përpjekjeve për të kaluar murin që kishte 186 kulla vrojtimi kanë humbur jetën 138 persona të cilët u përpoqën të kalonin në Gjermaninë Perëndimore. E para nga personat që kanë humbur jetën gjatë këtyre përpjekjeve ka qenë Ida Siekmann ndërsa i dytë Günter Liftin.

Bashkimi Evropian u zgjerua drejt lindjes me rënien e Murit të Berlinit dhe menjëherë më pas me rënien e Bllokut Lindor i cili cilësohet si "Projekti më i rëndësishëm i paqes në histori".

Bashkimi i Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore festohet çdo vit në ceremonitë zyrtare më 3 tetor. Në ceremonitë e zhvilluara në këtë datë e cila është edhe festë zyrtare marrin pjesë të gjithë drejtuesit e shtetit. Bashkimi në të vërtetë duhet të bëhet më 9 nëntor, kur ra Muri i Berlinit.

Por, 9 nëntori nuk festohet si dita e bashkimit për shkak se është shënuar në histori si Nata e Kristaltë ku nazisët në vitin 1938 kanë ndërmarrë sulme ndaj shtëpive, bizneseve dhe sinagogave të hebrenjve.

Më 9 nëntor zhvillohet vetëm një ceremoni e vogël për shkak të rënies së Murit të Berlinit dhe përkujtohen personat që kanë humbur jetën në atë periudhë.

Pavarësisht se është rrëzuar fizikisht muri, në Gjermani është e mundur që të filitet ende për praninë e një muri të padukshëm, ku ende ka ndarje mes atyre që jetojnë në lindje të Gjermanisë me ato që jetojnë në perëndim.

Në raportin Lindje-Perëndim që qeveria gjermane përgatit çdo vit është theksuar se për herë të parë këtë vit është shënuar rënie në ndarjen e përjetuar. Ndërkohë që sërish çdo punonjësi i merren ende "taksa solidarizimi" në emër të mbështetjes në lindje.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në një fjalim të mbajtur me rastin e 27 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive ka thënë se "Në Gjermani tashmë ka mure të reja".







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın