Bota

Afganistan, mbi 90 të vdekur nga luftimet mes DEASH dhe talebanëve

Gjatë përleshjeve të cilat edhe më tej zgjasin janë plagosur dhjetëra luftëtarë të të dyja palëve

Sayed Khodaberdi Sadat  | 27.04.2017 - Përdıtësım : 27.04.2017
Afganistan, mbi 90 të vdekur nga luftimet mes DEASH dhe talebanëve

Mezar-i Sharif

MEZAR-I SHARIF (AA) – Në provincën veriore afgane Jowzjan ka patur përleshje të ashpra mes forcave të organizatës terroriste DEASH dhe lëvizjes militante talebane, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të provincës Muhammad Reza Gafuri për AA tha se përleshjet janë zhvilluar në qarkun Derzab, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 76 militantë talebanë dhe të paktën 15 terroristë të DEASH-it.

Gjatë përleshjeve të cilat edhe më tej zgjasin janë plagosur dhjetëra luftëtarë të të dyja palëve.

Gafuri tha se deri te përleshja e armatosur mes terroristëve dhe militantëve në veriun e krizës në Afganistan erdhi për shkak të mospajtimit lidhur me trafikimin e drogës.

Në rajon janë dërguar edhe forca të ushtrisë afgane për të kryer aksione antiterroriste. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın