Bota

Afganistan, të paktën 5 të vdekur në një sulm vetëvrasës

Omer Zuvak, zëdhënës i zyrës së guvernatorit të Helmand, tha se objektivi i sulmuesit ishte një autokolonë ushtarake që kalonte nëpër qendër të qytetit

Sayed Khodaberdi Sadat  | 23.08.2017 - Përdıtësım : 23.08.2017
Afganistan, të paktën 5 të vdekur në një sulm vetëvrasës

Kabul

KABUL (AA) - Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin Lashkargah në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Omer Zuvak, zëdhënës i zyrës së guvernatorit të Helmand, tha se objektivi i sulmuesit ishte një autokolonë ushtarake që kalonte nëpër qendër të qytetit. Zuvak tha se në këtë sulm 25 persona janë plagosur.

Nga ana tjetër, nga spitali në Lashkargan thuhet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 42 persona të plagosur.

Në sulm janë dëmtuar tre makina ushtarake, kurse përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın