Bota

Akar: Nuk do të lejojmë të mbështetet dhe armatoset YPG

"NATO nuk duhet të bëjë dallime ndërmjet organizatave terroriste kur është fjala për luftën kundër terrorizmit", tha gjenerali Akar

Sarp Özer  | 16.01.2018 - Përdıtësım : 17.01.2018
Akar: Nuk do të lejojmë të mbështetet dhe armatoset YPG

Ankara

ANKARA (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar, tha se nuk do të lejojnë që të mbështetet dhe të armatoset nën emrin "partner operacional" organizata terroriste YPG, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së mësohet se gjenerali Akar ka marrë fjalën në hapjen e takimit të krerëve të shtabeve të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili zhvillohet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Në një fjalim duke iu drejtuar Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve anëtare, Akar tha se, "NATO nuk duhet të bëjë dallime ndërmjet organizatave terroriste kur është fjala për luftën kundër terrorizmit".

"Sa e rëndësishme është lufta kundër DEASH, po aq më e rëndësishme është edhe lufta kundër PKK/PYD/YPG-së", tha Akar.

"Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që të mbështetet dhe të armatoset nën emrin 'partner operacional' organizata terroriste YPG e cila është dëshmuar me prova të qarta se është një zgjatim i PKK-së. Shpresoj që nga ky gabim kthimi të bëhet sa më parë", theksoi ai.

Ndër të tjera njoftohet se Akar në fjalën e tij ka vendosur në mënyrë të qartë pritshmëritë dhe vendosmërinë e Turqisë në luftën e saj kundër organizatave terroriste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın