Bota

Aktivizimi i vullkanit Mayon në Filipine, evakuohen 27.000 persona

Instituti filipinas për Vullkanologji ka përshkruar lavën si një "erupcion të qetë", por nga shkaku i paparashikueshmërisë së aktiviteteve vullkanike, ka ngritur në tre nivelin e rrezikut

Alma Çekovic  | 21.01.2018 - Përdıtësım : 22.01.2018
Aktivizimi i vullkanit Mayon në Filipine, evakuohen 27.000 persona Foto: Jeoffrey Maitem / AA

Daraga

DARAGA (AA) – Vullkani Mayon, që është më aktivi në Filipine, këtë fundjavë ka filluar të nxjerrë nga krateri i tij lavë dhe hi vullkanik, ndërsa autoritetet e vendit kanë kryer evakuimin e mbi 27.000 banorëve, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Instituti filipinas për Vullkanologji ka përshkruar lavën si një "erupcion të qetë", por nga shkaku i paparashikueshmërisë së aktiviteteve vullkanike, ka ngritur në tre nivelin e rrezikut. 

Të shtunën e kaluar, vullkani i cili ndodhet në provincën Albay, filloi të hedhë në sipërfaqe hirin vullkanik, lartësia e të cilit shkoi në 2.5 kilometra. Mbi 27.000 banorë lokal kanë lëshuar shtëpitë e tyre për t'u akomoduar në objektet e përkohshme të banimit, ku shumica po përballet me kushte të këqija sanitare.

Ndërkohë, autoritetet kanë alokuar mjete financiare për tualetet e reja dhe për njësitet e përkohshme shkollore, ku do të duhet të vazhdojë procesi mësimor. 

Vlerësohet se në 400 vitet e fundit, vullkani Mayon ka pasur gjithsej 49 shpërthime, nga të cilët më shkatërrues ishte ai i shkurtit të vitit 1841, ku si pasojë humbën jetën 1.200 persona. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın