Bota

Anija me ndihma pengohet nga turma budiste në Mianmar

Trazirat filluan kur rreth pesëdhjetë njerëz detyruan stafin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) të shkarkojë ndihmën nga një anije në një bankinë në kryeqytetin e Arakanit Sittway

Ekip  | 21.09.2017 - Përdıtësım : 22.09.2017
Anija me ndihma pengohet nga turma budiste në Mianmar

Yangon

YANGON (AA) - Një turmë prej rreth 300 budistësh kanë tentuar të shkatërrojnë një anije që mbante ndihma për njerëzit e zhvendosur në shtetin Arakan, tha qeveria e Mianmarit të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trazirat filluan kur rreth pesëdhjetë njerëz detyruan stafin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) të shkarkojë ndihmën nga një anije në një bankinë në kryeqytetin e Arakanit Sittway të mërkurën vonë, sipas një njoftimi për shtyp të Zyrës së Këshilltares Shtetërore Aung San Suu Kyi.

Në njoftim thuhet se tetë vetë janë arrestuar për bisedë informative pasi policia ka shpërndarë një turmë që përbëhej nga rreth 300 vetë duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese dhe topa uji.

Një oficer i policisë tha për AA të enjten herët se turma kishte hedhur kokteje Molotovi në anije, ndërsa disa kanë sulmuar policët me katapulë.

"Për fat të mirë, anija nuk u dëmtua seriozisht nga zjarri dhe asnjë polic nuk u lëndua", tha oficeri në gjendje anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Ai theksoi se disa njerëz kishin sulmuar policinë, duke shtuar se një thashethem se ndihmat ishin vetëm për muslimanët e Rohingya të zhvendosur nga ngjarjet e fundit ishte përhapur. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın