Bota

ARK thirrje për vullnetarët që duan të shkojnë në fronte luftarake

Ministria e Peshmergëve të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut (ARK), njoftoi se vullnetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në frontin ushtarak mund t’i shkruajnë emrat e tyre

İdris Okuducu  | 22.10.2017 - Përdıtësım : 22.10.2017
ARK thirrje për vullnetarët që duan të shkojnë në fronte luftarake

Erbil

ERBIL (AA) – Ministria e Peshmergëve të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut (ARK), njoftoi se vullnetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në frontin ushtarak mund t’i shkruajnë emrat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga kjo ministri thuhet se pas zhvillimeve të fundit ushtarake në rajon, një numër i madh i personave dëshirojnë që të marrin pjesë në mënyrë vullnetare në fronte luftarake.

Në deklaratë njoftohet se është vendosur që vullnetarët të pranohen në bazë të një programi, me qëllim të minimizimit të vdekjeve dhe në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitime nga ta.

Duke bërë të ditur se vullnetarët të cilët dëshirojnë që të shkojnë në frontet luftarake mund t’i shkruajnë emrat e tyre në Brigadën e 80-të të qytezës Kushtepe në Kirkuk, në deklaratë vullnetarët paralajmërohen që “të mos afrohen në pozicionet ku përleshjet janë të intensifikuara dhe që mos t'u bashkohen forcave Peshmerga”.

Përleshjet mes forcave Peshmerga dhe forcave irakiane të sigurisë filluan pasi që këta të fundit morën nën kontroll qendrën e qytetit të Kirkukut dhe disa rajone tjera konfliktuoze.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın