Bota

Armëpushimi në Gutën Lindore praktikisht ka përfunduar

Gazetarët e AA-së në rajon kanë njoftuar se sulmet ndërmerren me intervale të shpeshta, ndërsa banorët për shkak të frikës nuk i lëshojnë shtëpitë e tyre

Mohamad Misto  | 17.11.2017 - Përdıtësım : 18.11.2017
Armëpushimi në Gutën Lindore praktikisht ka përfunduar Fotoreporter: Amer Almohibany / AA

Guta lindore/Ankara

GUTA LINDORE/ANKARA (AA) – Gjatë tre javëve të fundit, 70 persona kanë humbën jetën në Gutën Lindore, në Siri, rajon i cili prej pesë vtiesh është nën rrethimin e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ku po përjetohen konflikte mes forcave të regjimit dhe opozitarëve ushtarakë të cilët u kundërpërgjigjen sulmeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se që nga orët e para të mëngjesit rajonet Duma, Arbin, Madyara, Hamuriye, Zamalka dhe Jobar është vendosur në objektivin e sulmeve intensive ajrore dhe artilerisë tokësore.

Qendra e mbrojtjes civile ka njoftuar se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 7 civilë nga të cilët 5 prej tyre janë fëmijë.

Gazetarët e AA-së në rajon kanë njoftuar se sulmet ndërmerren me intervale të shpeshta, ndërsa banorët për shkak të frikës nuk i lëshojnë shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër, grupet opozitare Ahraru'sh Sham dhe Fejlek er Rahman, u kundërpërgjigjën sulmeve të forcave të regjimit, gjë e cila shpjegon se sulmet e ndërsjellta mes palëve praktikisht kanë përfunduar armëpushimin.

Ditën e djeshme, regjimih i Assad-it dy herë ka kryer sulm me bomba me përmbajtje klori në vijën e frontit të grupeve.

Sulmet nuk ndaluan edhe gjatë takimit të zhvilluar me 30-31 tetor në kryeqytetin Astana të Kazakistanit nga delegaciont e vendeve garantuese të armëpushimit Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Forcat e regjimit të Assad-it gjatë një sulmi të mëparshëm me objektiv një shkollë, vranë 13 civilë, prej të cilëve 6 ishin fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın