Bota

Arrin në 15 mijë numri i personave të shpërngulur nga veriu i Irakut

UNICEF-i ka njoftuar se ka arritur në 15 mijë numri i personave të shpërngulur nga veriu i Irakut në ditën e dhjetë të operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i

Bayram Altuğ  | 28.10.2016 - Përdıtësım : 28.10.2016
Arrin në 15 mijë numri i personave të shpërngulur nga veriu i Irakut

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka njoftuar se ka arritur në 15 mijë numri i personave të shpërngulur nga veriu i Irakut në ditën e dhjetë të operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga UNICEF-i thuhet se për shkak të mjeteve shpërthyese të vendosura nëpër rrugë kanë vështirësi të mbërrijnë tek popullata rajonale përreth Mosulit dhe tek civilët e shpërngulur nga vendbanimet e tyre.

Në deklaratën ku vihet në dukje se ka arritur në 15 mijë numri i personave të shpërngulur nga veriu i Irakut në ditën e dhjetë të operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i thuhet se shumica e këtyre civilëve janë persona të cilët janë larguar nga fshatrat përreth fronteve të cilët janë gjysëm të zbrazura.

Përfaqësuesi i UNICEF-it për Irakun, Peter Hawkins, tha se "është shqetësuese situata e fëmijëve që ndodhen në fshatra". Ai tha se ata janë duke kërkuar zgjidhje se si t'u dërgojnë ndihma të maftueshme të paktën për një javë personave që janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın