Bota

Bali, hiqet niveli më i lartë i paralajmërimit për shpërthimin e vullkanit

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo tha se në rast të shpërthimit të vullkanit do të goditet një zonë prej vetëm 10 kilometrash dhe për këtë arsye Bali është vend i sigurtë për turistët

Mahmut Atanur  | 23.12.2017 - Përdıtësım : 24.12.2017
Bali, hiqet niveli më i lartë i paralajmërimit për shpërthimin e vullkanit

Xhakartë

XHAKARTË (AA) - Indonezia ka hequr nivelin më të lartë të paralajmërimit për shpërthimin e vullkanit Agung në ishullin Bali, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Indonezisë njoftoi se vendimi për heqjen e këtij paralajmërimi, i lëshuar më 27 nëntor, u soll nga Presidenti Joko Widodo. Presidenti mbajti një takim me ministrat të premten për të treguar se kjo zonë tani është e sigurtë.

Presidenti i Indonezisë, Widodo deklaroi se në rast të shpërthimit të vullkanit do të goditet një zonë prej vetëm 10 kilometrash dhe për këtë arsye Bali është vend i sigurtë për turistët.

Pas aktivizimit të vullkanit Agung në Indonezi në shtator të këtij viti, humbjet në sektorin e turizmit vlerësohen në një miliard dollarë.

Vullkani Agung për herë të fundit shpërtheu në vitin 1963, ku humbën jetën rreth 1.100 njerëz.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın