Bota

Ban Ki-moon: Sulmet ajrore ndaj civilëve në Halep mund të përbëjnë "krime lufte"

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon deklaroi se sulmet ajrore kundër civilëve në Halep mund të përbëjnë "krime lufte"

Mustafa Keleş  | 25.09.2016 - Përdıtësım : 25.09.2016
Ban Ki-moon: Sulmet ajrore ndaj civilëve në Halep mund të përbëjnë "krime lufte"

OKB

OKB (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon deklaroi se sulmet ajrore kundër civilëve në Halep mund të përbëjnë "krime lufte", raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Sekretariati i Përgjithshëm i OKB-së thuhet se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon "është tmerruar" për shkak të rritjes së konflikteve në Halep dhe bombardimeve më intensive të kryera që nga fillimi i luftës e deri më tani.

Në deklaratë thuhet se pas njoftimit nga regjimi i Asadit për nisjen e sulmeve për të marrë Halepin, në sulmet ajrore në rajon janë përdorur bomba zjarri me bomba të sofistikuara të cilat përdoren për të eliminuar bunkerët. 

"Sulmet me armë si bomba zjarri në rajonet ku jetojnë civilët mund të përbëjnë 'krime lufte'. Sot është në ditë e zezë për angazhimet globale për të mbrojtur civilët", ka thënë Ban.

Ai vuri në dukje se komuniteti ndërkombëtar duhet të dërgojë një mesazh të qartë se nuk do të njohin tolerancë në përdorimin e armëve vdekjeprurëse kundër civilëve të cilat nuk bëjnë dallim në objektiv.

Në sulmet e regjimit sirian dhe të ushtrisë ruse të nisura që nga 19 shtatori e deri më humbën jetën mbi 300 civilë ndërsa rreth 1.300 të tjerë janë plagosur.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së me kërkesë të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë së Madhe ka vendosur për të mbajtur një seancë emergjente ditën e sotme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın