Bota

Barzani: Do të vizitojmë Bagdadin

“Ne do të vizitojmë Bagdadin si Administratë rajonale kurde në Irak. Asnjë palë nuk ka të drejtë të takohet me palët tjera në mënyrë të pavarur”, tha Barzani

Haydar Hadi  | 21.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Barzani: Do të vizitojmë Bagdadin

Sulejmanije

SULEJMANIJE (AA) – Kryeministri i Administratës rajonale kurde në veri të Irakut (ARK), Neçirvan Barzani tha se do të vizitojnë Bagdadin lidhur me krizën e përjetuar pas referendumit të paligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Barzani, pas takimit me përfaqësuesit e partisë opozitare Lëvizja Goran në qytetin Sulejmanije tha se gjatë kanë diskutuar për zgjedhjet dhe për formimin e qeverisë së përkohshme në Administratën rajonale kurde në Irak.

“Të gjitha palët në rajonin e Kurdistanit janë kundër ndarjes së këtij vendi në dy qeveri”, tha ai.

Ai theksoi se ARK po kalon në një periudhë të vështirë financiare. Barzani tha se nëse bëhet fjalë për mos arritjen e pagesës së pagave të punonjësve civilë atëherë këtë do ta njoftojnë publikisht popullatën.

Ndërsa në pyetjen nëse do të vizitojnë Bagdadin për shkak të krizës që ndodhi pas referendumit të paligjshëm, Barzani tha: “Ne do të vizitojmë Bagdadin si Administratë rajonale kurde në Irak. Asnjë palë nuk ka të drejtë të takohet me palët tjera në mënyrë të pavarur”.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın