Bota

Bashkëpunimi Asad-DEASH në linjën Hama-Idlib

Forcat e regjimit Asad në qarkun Hama të Sirisë, hapën korridor për qindra militantë dhe automjete të blinduara të DEASH-it

Levent Tok, Adham Kako  | 10.10.2017 - Përdıtësım : 11.10.2017
Bashkëpunimi Asad-DEASH në linjën Hama-Idlib

Hama/Ankara

HAMA/ANKARA (AA) – Regjimi i Bashar Asadit në Siri ka mundësuar kalimin e qindra militantëve dhe dhjetëra automjeteve të blinduara të organizatës terroriste DEASH në rajonin në afërsi të Idlibit, duke hapur një korridor në linjën Hama-Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve vendore, forcat e regjimit të Asadit kanë mundësuar kalimin e sigurtë të DEASH-it duke hapur korridor në Hama, që ndodhet në jug të Idlibit.

Autokolona e DEASH-it e cila përbëhej nga qindra militantë, 20 kamionëve dhe transportuesve të blinduar të personelit, tre tankeve me shpejtësi vazhduan drejt veriut.

Autokolona e DEASH-it arriti në fushën e cila ndodhet në pjesët jugore të Idlibit, në kufi me Turqinë, ku kryen sulme të papritura ndaj njërit prej grupeve ushtarake kundër regjimit sirin Hejet Tahrir Sham dhe disa strukturave opozitare.

DEASH-i i cili në sulmin e parë kishte humbur dominimin në fshatrat Semakijje, Tuffaha, Bijud, Mesluhijje, Kasr ibn Vardan dhe në pikën e kontrollit Endrin, ende mban nën kontroll rajonet Dush, Rihxhan dhe Um Mijal.

Përleshjet mes palëve ende vazhdojnë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın