Bota

BBC fund abonimit në AP për shkak të "presionit të fondeve"

"BBC do të punojë me Agence France-Presse (AFP) dhe ky vendim është i lidhur drejtpërdrejt vetëm me pozitën e presionit financiarë ku ndodhemi"

İnci Gündağ  | 30.03.2017 - Përdıtësım : 31.03.2017
BBC fund abonimit në AP për shkak të "presionit të fondeve"

Londër

LONDËR (AA) - Institucioni mediatik publik i Britanisë së Madhe, BBC, ka marrë vendimin që t'i japë fund abonimit në Agjencinë e Lajmeve Associated Press (AP) për arsye ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Lajmi është bërë publik në disa media vendase, ndërsa mbështetet në një shkresë elektronike të dërguar nga drejtoreshës së Servisit të lajmeve të botës së BBC, Francesca Unsworth, e cila ka njoftuar punonjësit që prej nesër nuk do të jenë më abonentë të AP-së. Unsworth në e-postën e saj thotë se në vazhdim BBC do të punojë me Agence France-Presse (AFP) dhe në vijim shton: "Ky vendim është i lidhur drejtpërdrejt vetëm me pozitën e presionit financiarë ku ndodhemi." 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.