Bota

BE dhe NATO dënuan testimin raketor të Koresë së Veriut

Zyrtarët e BE-së kanë bërë thirrje "për nisjen e një bashkëpunimi kuptimplotë" mes Koresë së Veriut dhe liderëve ndërkombëtarë

Şerife Çetin  | 15.05.2017 - Përdıtësım : 15.05.2017
BE dhe NATO dënuan testimin raketor të Koresë së Veriut

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s kanë dënuar testimin raketor të ditës djeshme të Koresë së Veriut, raporton Andolu Agency (AA).

Zëdhënësja e komisionit të BE-së, Maja Kocijancic, ka deklaruar se "Testimet raketore të tanishme dhe të mëparshme të Koresë së Veriut kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në një kohë kur duhet të pakësohet tensioni në rajon."

Zyrtarët e BE-së kanë bërë thirrje "për nisjen e një bashkëpunimi kuptimplotë" mes Koresë së Veriut dhe liderëve ndërkombëtarë.

Gjithashtu edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ,duke vënë në dukje se testimi raketor i Koresë së Veriut kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare tha se "Testimi raketor i Koresë së Veriut shkel hapur vendimet(rezolutat) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara."


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın