Bota

Berlinalja, çmimin "Ariu i Artë" e fiton filmi "Mos më prek"

Filmi "Mos më prek" (Touch me not) i autores rumune Adine Pintilie mbrëmë fitoi çmimin "Ariu i Artë" si filmi më i mirë në Festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin

Cüneyt Karadağ  | 25.02.2018 - Përdıtësım : 26.02.2018
Berlinalja, çmimin "Ariu i Artë" e fiton filmi "Mos më prek" Maurizio Gambarini/AA

Berlin

BERLIN (AA) - Filmi "Mos më prek" (Touch me not) i autores rumune Adine Pintilie mbrëmë fitoi çmimin "Ariu i Artë" si filmi më i mirë në festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).

Juria e kryesuar nga skenaristi gjerman dhe regjisori Tom Tykwer, vendosi që çmimi kryesor i festivalit të sivjemë t'i takojë autores rumune Adina Pintilie, për realizimin e saj "Mos më prek".

"Ariu i Argjendtë" për regjinë më të mirë i takoi Wes Anderson për filmin e animuar "Isle of Dogs". Aktori më i mirë u shpall aktori francez Anthony Bayonne për rolin e tij në "La priere", ndërsa aktorja më e mirë u shpall aktorja nga Paraguai Ana Brun, për rolin në filimin "Las Herederas".

Festivali i Filmit në Berlin këtë vit u hap me projeksionin e filmit të animuar "Isle of Dogs", të regjisorit amerikan Wes Anderson, në kuadër të të cilit janë shfaqur rreth 400 filma.

Në programin garues u shfaqën 24 filma, nga të cilët 19 garuan për çmimin kryesorë "Ariu i Artë".

Festivali Ndërkombëtar i filmit në Berlin është një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Evropë dhe në botë. Për herë të parë u mbajt në vitin 1951.

Kështu duket lista e fituesve sipas kategorisë në festival:

Filmi më i mirë (Ariu i Artë): Adina Pintilie - ''Mos më prek" (Rumani)

Çmimi i Madh i Jurisë: Malgorzata Szumowska - ''Twarz'' (Poloni)

Regjia më e mirë: Wes Anderson - ''Isle of Dogs'' (SHBA)

Aktorja më e mirë: Ana Brun - "Las Herederas" (Paraguaj)

Aktori më i mirë: Anthony Bayon - ''La Priere'' (Francë)

Skenari më i mirë: Alonso Ruizpalacios - ''Müze'' (Meksikë)

Çmimi Alfred Bauer: Marcelo Martinessi - ''Las herederas'' (Paraguaj)

Filmi më i mirë i parë: Adina Pintilie - ''Touch me not'' (Rumani)

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër (Ariu i Artë): Ines Moldavsky - ''The Men Behind The Wall'' (Izrael).







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.