Bota

Biden i shqetësuar për afrimin e administratës së Trumpit me Putinin

Biden në fjalimin para gazetarëve në Kongresin amerikan tha se afrimin e administratës së Trumpit me Putinin e konsideron “ngjarje shqetësuese”

Emre Aytekin  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Biden i shqetësuar për afrimin e administratës së Trumpit me Putinin

Washington

WASHINGTON (AA) – Ish Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka shprehur shqetësimin për shkak të afrimit të administratës amerikane të presidentit Donald Trump me presidentin rus Vlladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden në fjalimin para gazetarëve në Kongresin amerikan tha se afrimin e administratës së Trumpit me Putinin e konsideron “ngjarje shqetësuese”.

“Fakti se ky afrim me Putinin ende zgjat është diçka shqetësuese”, tha Biden.

Ai kritikoi edhe vendimin e Rex Tillerson, Sekretarin amerikan të Shtetit, që të mos marrë pjesë në takimin e NATO-s dhe më pas të vizitojë Moskën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın