Bota

Bota e paralajmëroi, Barzani nuk hoqi dorë

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani përkundër të gjithë paralajmërimeve nuk u tërhoq prapa nga vendimi për referendumin të cilin Gjykata Federale e Irakut e shpalli “jokushtetues”

Ekip  | 25.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
Bota e paralajmëroi, Barzani nuk hoqi dorë

Erbil

ERBIL (AA) – Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani përkundër të gjitha paralajmërimeve nuk u tërhoq prapa nga vendimi për referendumin të cilin Gjykata Federale e Irakut e shpalli si “jokushtetues” dhe i cili u kundërshtua nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe shumë shtete të tjera, duke filluar nga SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast pasuan aktivitete të shumta diplomatike që Barzani të heqë dorë nga vendimi i jashtëligjshëm.

Përkundër paralajmërimeve të përfaqësuesve të OKB-së, SHBA-ve, Qeverisë së Bagdadit, shteteve fqinje si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite administrata e Barzanit filloi procesin e referendumit në provincat Erbil, Sulejmanije dhe Duhok, në të gjithë Kirkukun statusi i të cilit është i diskutueshëm si dhe në provincat Mosull, Sahaladdin, Dijala.

Administrata e Erbilit deri në ditën e referendumit mbylli veshët për të gjitha nivelet e paralajmërimeve duke filluar nga qeveria qendrore e deri te OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare.

“Nuk do ta njohim rezultatin e referendumit”

Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, më 7 qershor kur ishte shpallur vendimi për referendumin, iniciativën në fjalë e kishte vlerësuar si “të njëanshme dhe në kundërshtim me kushtetutën”.

Më pas duke kërkuar shumë herë që të tërhiqet nga ky vendim duke shtuar se nuk do të lejojnë kurrë themelimin e një shteti racist, Ibadi tha se “Nuk do t’i njohim rezultatet e referendumit. Ne do t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm për ruajtjen e unitetit dhe të qytetarëve të Irakut”.

“Referendumi nuk ka bazë ligjore”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders më 16 shtator duke bërë thirrje për anulimin e referendumit, kërkoi nga Erbili që të kalojë në takime serioze dhe në një dialog të qëndrueshëm të Erbilit me Bagdadin.

Ndërkaq përfaqësuesi special i SHBA-ve për luftën kundër DEASH-it, Brett McGurk tha se referendumi nuk ka bazë ligjore dhe se rruga e referendumit është e rrezikshme.

“Referendumi ka rrezik të jostabilitetit”

Në një deklaratë me shkrim mga Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe thuhet se nuk mbështetet plani i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut për referendum dhe se një hap i tillë ka rrezik për rritjen e jostabilitetit në rajon.

Menjëherë pas kësaj deklarate Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Michael Fallon më 19 shtator në Erbil u takua me Barzanin dhe tha se referendumi duhet të shtyhet.

KS-OKB: Duhet të respektohet integriteti territorial i Irakut

Edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në takimin e mbajtur më 21 shtator për shtyrjen e referendumit, me vendimin e njëjtë të marrë përveç Izraelit, iu bë thirrje Erbilit që problemet të zgjidhen nëpërmjet dialogut.

Në deklaratën me shkrim nga KS-OKB thuhet se: “Anëtarët e KS të OKB-së, po shqetësohen nga planet e njëanshme për referendum të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, të cilat kanë potencial të destabilitetit të rajonit. Në një periudhë ku po vazhdon lufta kundër DEASH-it vendimi për referendum do të vë në hije kthimin në mënyrë të sigurtë dhe të vullnetshme të më shumë se 3 milionë refugjatëve dhe të atyre që janë detyruar të zhvendosen. Anëtarët e KS-OKB-së vazhdojnë ta respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Iraut dhe bëjnë thirrje që të gjitha problemet mes qeverisë qendrore dhe Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut të zgjidhen nëpërmjet dialogut”.

Turqia: Referendumi është i paligjshëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğu më 23 gusht duke zhvilluar një takim me Barzanin në Erbil tha se Turqia nuk e pranon referendumin e paligjshëm dhe kërkoi anulimin e tij.

Meqë Barzani nuk hoqi dorë nga referandumi, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i mbledhur më 22 shtator deklaroi se “Në qoftë se ky referendum zhvillohet përkundër të gjitha paralajmërimeve tona, Turqia mbron të drejtat e saj të dala nga marrëveshjet dypalëshe dhe ato ndërkombëtare”.

Irani

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit Ali Shemhani tha se Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut duhet të heqë dorë nga vendimi për referendum. Irani ka paralajmëruar se në qoftë se Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut do të ndahet nga Iraku, atëherë Irani do t’i mbyllë të gjitha rrugët dhe pikat kufitare.

Arabia Saudite

Edhe Arabia Saudite e cila kishte propozuar te Barzani që të bëhet ndërmjetësuese për zgjidhjen e problemeve mes Erbilit dhe Bagdadit, kundërshtoi referendumit ashtu si shtetet tjera dhe kërkoi që të merren prapa hapat për të mbrojtur rajonin nga rreziqet”.

Referendumin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut e kundërshtuan qeveria qendrore e Irakut, shtetet e rajonit dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-të dhe OKB-në, ndërkaq vetëm Izraeli haptazi dha mbështetje.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın