Bota

Britani, gratë muslimane hasin në barriera gjatë punësimit

Në vigjilje të 8 Marsit, AA ka biseduar me Nabil Khattab-in, profesor në Institutin e Dohas për Studime deridiplomike me seli në Katar

Büşra Akın Dinçer  | 08.03.2016 - Përdıtësım : 08.03.2016
Britani, gratë muslimane hasin në barriera gjatë punësimit

Londër

LONDËR (AA) – Një studim i bërë në Britani të Madhe tregon se gratë muslimane hasin në disavantazhe serioze në tregun e punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vigjilje të 8 Marsit, AA ka biseduar me Nabil Khattab-in, profesor në Institutin e Dohas për Studime deridiplomike me seli në Katar.

Khattab tha se gratë britanike me përkatësi fetare muslimane përballen me vështirësi gjatë punësimit, gjashtë herë më shumë nga ato jomuslimane.

Barrierat e grave muslimane në tregun e punës, sipas tij, janë komplekse, të natyrës fetare, etnike, fizike por edhe ato gjinore. “Përveç që janë muslimane në të njëjtën kohë ato janë gra të cilat garojnë me burra, gjë e cila akoma më shumë shkon në disfavor të tyre", deklaroi Khattab për Anadolu Agency.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.