Bota

Britani, shpërthim në qytetin Leicester

Policia britanike njoftoi se ka ndodhur një shpërthim i madh në një ndërtesë në rajonin Hinckley Road në qytetin Leicester

Gökhan Kurtaran  | 25.02.2018 - Përdıtësım : 26.02.2018
Britani, shpërthim në qytetin Leicester

Londër

LONDËR (AA) – Policia britanike njoftoi se ka ndodhur një shpërthim i madh në një ndërtesë në rajonin Hinckley Road në qytetin Leicester, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia britanike thuhet se në rajonin Hinckley Road ka ndodhur një shpërthim i madh ndërsa forcat e sigurisë dhe ekipet e ndihmës së parë me shpejtësi kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Në postimet nëpërmjet rrjetit social dëshmitarët e rastit kanë informuar se nga një apartament është dëgjuar zhurma e shpërthimit të madh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın