Bota

Britania, Franca dhe Gjermania mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin

Kryeministrja britanike, May, Kancelarja gjermane, Merkel dhe presidenti francez, Macron me një deklaratë të përbashkët shprehën vendosmërinë e tyre në mbështetje të marrëveshjes

Gökhan Kurtaran  | 14.10.2017 - Përdıtësım : 14.10.2017
Britania, Franca dhe Gjermania mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin

Londër

LONDËR (AA) – Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron me një deklaratë të përbashkët shprehën vendosmërinë e tyre në mbështetje të marrëveshjes.

Në një deklaratë nga zyra e tre liderëve thuhet se "Si liderë të këtyre tre shteteve i kushtojmë vëmendje qëndrimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për moskonfirmimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe shprehim shqetësimet për pasojat e mundshme të këtij vendimi".

Në deklaratë theksohet vendosmëria për zbatimin e planit të përbashkët të veprimit (JCPOA) nga të gjitha palët dhe se kjo shërben për interesat e përbashkëta të sigurisë kombëtare.

Më tej potencohet vendosmëria e liderëve për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.