Bota

Britania mbështet bisedimet në Astana për paqe në Siri

Zëdhënësja qeveritare, Helen Bower tha se Britania mendon se kjo është mënyrë e vërtetë për të sjell paqe dhe stabilitet në Siri

Ahmet Gürhan Kartal  | 18.01.2017 - Përdıtësım : 18.01.2017
Britania mbështet bisedimet në Astana për paqe në Siri

Londër

LONDËR (AA) - Qeveria britanike mbështet bisedimet e paqes për Siri të cilat javën e ardhshme do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësja qeveritare, Helen Bower tha se Britania përkrah procesin sepse mundëson bisedime për zgjidhje politike të problemit të Sirisë. 

Në një konferencë për media, dukle u përgjigjur në pyetjen e gazetarit të AA-së, ajo tha se “këto bisedime janë mundësuar si rrjedhojë e procesit të nisur nga Rusia dhe Turqia ndërsa një pjesë e këtyre bisedimeve kanë të bëjnë me ndërprerjen e armiqësive si pjesë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara të cilën ne e kemi përkrahur fuqimisht”, tha Bower për të shtuar: 

“Kemi thënë disa herë se në fund të fundit kjo është mënyrë e vërtetë për të sjell paqe dhe stabilitet në Siri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë proces”.

Takimi i planifikuar i zyrtarëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astanë, Kazakistan, do të mbahet më 23 janar. 

Kujtojmë se në vazhdim janë përgatitjet e Turqisë dhe Rusisë për negociatat rreth paqes në Siri, qëllimi i së cilave është arritja e marrëveshjes mes palëve në konflikt, opozitës dhe regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın