Bota

"Britania premton të paguajë 20 miliardë euro për Brexit"

Pritet që Britania e Madhe në kuadër të marrëveshjeve aktuale të përmbushë angazhimet financiare përpara datës 29 mars 2019 kur vendi do të largohet nga Unioni

Gökhan Kurtaran  | 20.09.2017 - Përdıtësım : 21.09.2017
"Britania premton të paguajë 20 miliardë euro për Brexit"

Londër

LONDËR (AA) - Pretendohet se kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May bërë përgatitje që vendi i saj të paguajë 20 miliardë euro lidhur me largimin (Brexit) nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetës "The Financial Times" që bazohet në një burim thuhet se kryeministrja britanike May ka bërë përgatitje për pagesën e 20 miliardë euro ndaj BE-së.

Në lajm pretendohet gjithashtu se May do ta bëjë të ditur këtë gjatë një fjalimi që do të mbajë në qytetin Firenze të Italisë më 22 shtator.

Pritet që Britania e Madhe në kuadër të marrëveshjeve aktuale të përmbushë angazhimet financiare përpara datës 29 mars 2019 kur vendi do të largohet nga Unioni.

Shifra të ndryshme përmenden në lidhje se sa duhet të paguajë Britania e Madhe si dëmshpërblim kundrejt përgjegjësive për largimin nga BE-ja.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një deklaratë për BBC-në në muajin mars për Britaninë e Madhe tha se Brexit do t'i kushtonte vendit një kosto prej afërsisht 50 miliardë stërlina.

"Duhet të përllogarisim përgjegjësitë që ka Britania e Madhe. Ajo është e obliguar të paguajë një faturë sipas kësaj", tha Juncker.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson në një artikull që shkroi javën e kaluar për gazetën "The Daily Telegraph" ka pretenduar se ndaj BE-së nuk duhet të bëhet pagesë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.