Bota

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në kuadër të grevës të zhvilluar nga sindikatat e punëtorëve krahas autobusëve janë anuluar pjesërisht edhe udhëtimet e metrove dhe të tramvajeve

Yusuf Hatip  | 19.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë Foto: Dursun Aydemir / AA

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, punonjësit në sistemin e transportit publik kanë hyrë në grevë për të tërhequr vëmendjen në pamjaftueshmërinë e të drejtave sociale dhe kushteve të punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të grevës së zhvilluar nga sindikatat e punëtorëve krahas autobusëve janë anuluar pjesërisht edhe udhëtimet e metrove dhe të tramvajeve.

Si pasojë e grevës punonjësit në qytet janë përballur me vështirësi për të vajtur në punët e tyre.

Greva e cila ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve në qendër të Brukselit do të përfundojë këtë natë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.