Bota

Ceremoni mortore për dëshmorët e Gazës

Për palestinezët Jasir Sukar dhe Ibrahim Ebu Thureja, të cilët humbën jetën në protestat e zhvilluara në mbështetje të Kudsit, u mbajt një ceremoni mortore ku morën pjesë mijëra presona

Ali Semerci  | 16.12.2017 - Përdıtësım : 17.12.2017
Ceremoni mortore për dëshmorët e Gazës Foto: Ali Jadallah / AA

Gaza

GAZA (AA) - Në Rripin e Gazës, u mbajt një ceremoni mortore me pjesëmarrje të gjerë për dy palestinezët të cilët ranë dëshmorë gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët Jasir Sukar dhe Ibrahim Ebu Thureja, i cili humbi jetën në protestat e zhvilluara në mbështetje të Kudsit ku ai mori pjesë, pavarësisht se kishte humbur të dyja këmbët gjatë një sulmi ajror që Izraeli ndërmori në Gaza në vitin 2008, u përcollën për në varreza pas një ceremonie mortore ku morën pjesë mijëra presona.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe kryetari i byrosë politike të Hamasit, Ismail Henije, si dhe drejtues të grupeve palestineze.

Henije në një fjalim në ceremoninë mortore për Ebu Thureja tha se "Për dëshmorin e rënë Ebu Thureja kishte rënë obligimi i xhihadit dhe rezistencës, por ai kishte mbërritur në linjën e konfliktit duke kaluar para atyre radhëve". Duke theksuar se Ebu Thureja është një provë për të gjithë, Henije është shprehur: "Populli i Palestinës lufton për këtë qytet të shenjtë dhe për të bërë të pavlefshëm vendimin që qeveria amerikane ka marrë rreth Kudsit. Terrorizmi është i pushtuesit (Izraelit). Ndërsa populli ynë kërkon liri".

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref el-Kudra, njoftoi më herët se Jasir Sukar, 23 vjeçar, dhe Ibrahim Ebu Thureja, 29 vjeçar, kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë në zonat kufitare të Gazës, dhe se 82 persona janë plagosur, prej të cilëve pesë më rëndë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.