Bota

Ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit terrorist në Londër

Në Britani sot u mbajt një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e sulmit terrorist të kryer javën e kaluar kundër muslimanëve të cilët dilnin nga namazi i tervisë në Londër

İnci Gündağ  | 26.06.2017 - Përdıtësım : 27.06.2017
Ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit terrorist në Londër Fotoreporter: Ray Tang/AA

Londër

LONDËR (AA) – Një minutë heshtje u mbajt në gjithë Britaninë e Madhe në shenjë respekti për të prekurit nga sulmi terrorist islamofobik të kryer javën e kaluar në kryeqytet, në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tërë shtetin sot u mbajt një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e sulmit terrorist të kryer javën e kaluar kundër muslimanëve të cilët dilnin nga namazi i tervisë në lagjen Finsbury Park në veri të Londrës.

Edhe në komunën Islington të Finsbury Park u organizua ceremoni përkujtimore. Në këtë ceremoni si përfaqësues i komunës mori pjesë anëtari i Kuvendit Komunal nga Partia e Punës, Richard Watts, kryetari i Bordit Ekzekutiv të xhamisë “Shtëpia e Mirëqenies Muslimane” ku edhe sulmi ndodhi, Toufik Kacimi dhe kryetari i xhamisë së Fondacionit Finsbury Park, Muhammed Kozbar.

Watts i cili e vlerësoi sulmin si “të frikshëm dhe të tmerrshëm”, tha se “Ne jemi në solidaritet me komunitetin musliman. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këmbë dhe ta mbështesim njëri tjetrin. Terroristët nuk mund të na ndajnë”.

Pas qëndrimit në heshtje disa qytetarë vendosën lule dhe mesazhe solidariteti përpara ndërtesës së komunës.

Ndryshe, në mbrëmjen e 18 qershorit agresori britanik 47 vjeçar me emrin Darren Osborne përplasi me automjetin që kishte marrë me qera muslimanët të cilit po dilnin nga namazi i teravisë në lagjen Finsbury Park, në veri të Londrës. Krahas vdekjes së 51 vjeçarit Makram Ali, dhjetë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.