Bota

Chicago rrethohet nga akulli, banorët paralajmërohen për rrezikun e ngricave

Ditët e fundit temperaturat në këtë qytet gjatë reshjeve të dendura të dëborës shkuan deri në minus 20 gradë celsius

Bilgin S. Şaşmaz  | 27.12.2017 - Përdıtësım : 27.12.2017
Chicago rrethohet nga akulli, banorët paralajmërohen për rrezikun e ngricave Bilgin S. Şaşmaz/AA

Chicago

CHICAGO (AA) - Temperaturat shumë të ulëta kanë ndikuar negativisht edhe jetën e përditshme të banorëve të Chicagos të SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditët e fundit temperaturat në këtë qytet gjatë rreshjeve të mëdha të dëborës shkuan deri në minus 20 gradë.

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në disa pjesë të qytetit, janë ngritur "disa pika për ngrohje".

Sipas informacioneve të fundit, këto janë temperaturat më të ulta në Chicago gjatë viteve të fundit.

Autoritetet paralajmëruan banorët për rrezikun e ngrirjes, duke theksuar se jashtë nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 30 minuta.

Disa pjesë të Liqenit Michigan mbetën nën akull për shkak të temperaturave të ulëta.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın