Bota

Chicago, vrasjet nuk pushuan as gjatë pushimit për Ditën e Pavarësisë

Tetë persona janë vrarë dhe 55 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve me armë që kanë ndodhur gjatë pushimit katërditor me rastin e Ditës së Pavarësisë në qytetin e Chicagos të SHBA-ve

Bilgin S. Şaşmaz  | 05.07.2017 - Përdıtësım : 05.07.2017
Chicago, vrasjet nuk pushuan as gjatë pushimit për Ditën e Pavarësisë

Illinois

CHICAGO (AA) - Tetë persona janë vrarë dhe 55 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve me armë që kanë ndodhur gjatë pushimit katërditor me rastin e Ditës së Pavarësisë në qytetin e Chicagos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Chicagos ka shpalosur shifrat lidhur me sulmet e armatosura që kanë ndodhur gjatë pushimit në fjalë, i cili zgjati nga dita e premte me përfundimin e orarit të punës, deri të martën.

Vrasjet nuk kanë mundur të parandalohen edhe përkundër forcave shtesë të sigurisë që janë angazhuar për shkak të festimeve të Ditës së Pavarësisë, një nga festat gjatë së cilës në Chicago ndodh numri më i madh i sulmeve të armatosura.

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në sulmet e përqendruara posaçërisht në pjesën jugore të qytetit, kurse 55 të tjerë janë plagosur. Policia ka konfiskuar një AK-47 pas një sulmi në rajonin North Lawndale i cili ka rezultuar me vdekjen e një personi.

Sipas të dhënave të policisë, bilanci i vdekjeve si rezultat i sulmeve të armatosura në këtë qytet që nga fillimi i vitit e deri më tani është rritur në 319, kurse bilanci i të plagosurve në 1509.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın