Bota

Çifti Clooney dhuron 1 milion dollarë për luftën kundër urrejtjes

Fondacioni “Clooney” dhuron 1 milionë dollarë për institucionin Qendra Ligjore Jugore për të varfërit në SHBA, për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje

Ayşe Aktaş  | 23.08.2017 - Përdıtësım : 23.08.2017
Çifti Clooney dhuron 1 milion dollarë për luftën kundër urrejtjes Fotoreporter: Mustafa Yalçın / AA

Ankara

LOS ANXHELOS (АА) – Çifti Amal dhe George Clooney dhuruan 1 milion dollarë për luftën kundër grupeve që përhapin urrejtje, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Clooney deklaruan se Fondacioni “Clooney” dhuron 1 milionë dollarë për institucionin Qendra Ligjore Jugore për të varfërit në SHBA, për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje. 

Aktori i njohur theksoi se dëshirojnë materialisht dhe shpirtërisht ta mbështesin betejën për barazi, duke shtuar se “Nuk ekzistojnë dy anë të jotolerancës dhe urrejtjes”. 

Fondacioni “Clooney” javën e kaluar dhuroi 2 milionë dollarë për arsimimin e fëmijëve refugjatë sirianë. 

Edhe gjigandi i teknologjisë “Apple” njoftoi se javën e kaluar dhuroi mjete në vlerë prej 2 milionë dollarë për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın