Bota

Danimarka planifikon që fëmijët refugjatë t'i kthejë në kufi

Danimarka planifikon që të refuzojë aplikimet për azil të fëmijëve refugjatë të cilët nuk kanë shoqërues dhe nuk do ti marrë aplikimet e tyre në kuf

Davut Çolak  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Danimarka planifikon që fëmijët refugjatë t'i kthejë në kufi

Kopenhagë

KOPENHAGË (AA) - Danimarka planifikon që të refuzojë aplikimet për azil të fëmijëve refugjatë të cilët nuk kanë shoqërues dhe nuk do t'i marrë aplikimet e tyre në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta "Politikien", shkruan se qeveria në kuadër të projektligjit "Plani i Veprimit të Emergjencave" të cilin do ta zbatojë në periudhat e krizave, është duke u përgatitur që t'i mbyll kufijt e saj për refugjatët.

Sipas projekligjit, qeveria do të refuzojë aplikimet për azil të refugjatëve, duke mos i procesuar ato, përfshirë edhe fëmijët që nuk kanë shoqërues.

Në deklaratën e Ministrisë së Migracionit dhe Integrimit, konfirmohet se projektligji shqyrtimi i të cilit do të bëhet sot, do të mundësojë refuzimin e refugjatëve të cilët do të arrijnë në kufijtë e vendit dhe se në këtë janë të përfshirë edhe fëmijët refugjatë të cilët nuk kanë shoqërues.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın